Markovska: Sjellja e VMRO-së në Kuvend, e palogjikshme (VIDEO)

Sjellja e deputetëve të VMRO – DPMNE-së në Kuvend, sipas ish-anëtares së kësaj partie Gjulistana Markovska është e palogjikshme dhe e dëmshme fillimisht për vetë opozitën pastaj edhe për Kuvendin. Markovska thotë se seancat e fundit janë drejtuar sipas Rregullores mirëpo VMRO – DPMNE-ja tenton të zvarrisë punën.

“Unë nuk do të doja të bëjnë obstruksione sepse janë të përzgjedhur që të përfaqësojnë popullin dhe një gjë e tillë do të ishte në dëm të vetë partisë. Ndoshta para një pjese të VMRO – DPMNE-së do të duken hero ose jo, por populli kuptoi se roli i deputetëve është të flasin në Kuvend, ashtu siç janë të përzgjedhur ose më konkretisht si grup parlamentar”, deklaroi Gjulistana Markovska, ish-deputete e VMRO – DPMNE-së, njofton Alsat-M.

Markovska më tej shtoi se nëse VMRO – DPMNE edhe më tej nuk formon grup parlamentar, atëherë shumica parlamentare do ta ketë të drejtën që sipas dëshirës të përzgjedh anëtarët e trupave parlamentare.

“Nëse vendosin të jenë deputetë të pavarur, atëherë kjo do të jetë në dëm të tyre, sepse në atë rast shumica parlamentare posedon të drejtën që të zgjedh sipas dëshirës nga grupi i deputetëve të pavarur, e jo duke u bazuar nga propozimet partiake për trupa të veçantë parlamentare, e kjo do të shkoi në dëm të VMRO –DPMNE-së”, shtoi Gjulistana Markovska.

Mos-formimi i grupit parlamentar nga ana e deputetëve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja u jep të drejtën 51 deputetëve koalicionit të mund të mbajnë fjalime të veçanta, individualisht, duke zgjatur procedurën e debatit mbi pikat e propozuara si dhe duke shtyrë miratimin e ligjeve.

scroll to top