Marrja e përkohshme e licencave për punë të anesteziologëve nga Gjevgjelia

Në seancën e sotme të Komisionit për çështje etike dhe juridike pranë Odës së Mjekëve të Maqedonisë mori vendim për marrjen e përkohshme të licencës për punë të dr. Tomço Vançev, specialist anesteziolog dhe dr. Zoran Jovanovski, specialist anesteziolog, të punësuar në EPSH Spitali i Përgjithshëm – Gjevgjeli.

Licencat për punë mjekëve, kumtoi sot Oda e Mjekëve, u janë marrë përkohësisht deri në miratimin e një vendimi të plotëfuqishëm gjyqësor.

Marrja e përkohshme e licencave për punë është në bazë të shkeljes së rregullave pozitive ligjore dhe përcaktimeve të Kodeksit të deontologjisë mjekësore.

scroll to top