Masakra në det, 700 fëmijë klandestinë të mbytur në Mesdhe gjatë vitit 2015

Mbi 700 të mitur kanë humbur jetën nga fillimi i vitit 2015 e deri më sot në ujërat e Mesdheut. Ky fakt është denoncuar sot nga Drejtori i Fondacionit Europian Migrantes në Itali imzot Giancarlo Perego.

“Europa që gjen gjithmonë burime për të bombarduar, nuk gjen burime për të shpëtuar viktima të pafajshme, ka deklaruar ai.

Prej janarit të 2015 e deri më sot janë 700 mijë fëmijë viktima që kanë humbur jetën ndërsa bashkë me familjarët e tyre kapërcenin Mesdheun në drejtim të brigjeve të Europës.

“Operacioni Triton i vendeve europiane në shpëtim të jetëve njerëzore në det ka dështuar”, u shpreh kreu i Fondacionit Migrantes.

“E ky fakt është një turp që rëndon në koshiencën europiane. Numri i viktimave në det në krahasim me një vit më parë është dyfishuar, nga 1600 përgjatë 2014 në 3200 viktima prej janarit të 2015 e deri më sot”.

Për kreun e Fondacionit Migrantes, Europa sot justifikon ngritjen e mureve për shkak të rrezikut nga terrorizmi, por njëkohësisht ka bllokuar krijimin e kanaleve humanitare për të shpëtuar jetë njerëzish e për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore si një nga rrugët e burimit të terrorizmit.

“Po kthehemi prapa në kohë, deklaroi imzot Pregeo.

“Në vend të qëndrave të strehimit të emigrantëvve kemi kampe të mbyllur nga ku askush nga emigrantët nuk mund të hyjë e të dalë, siç është rasti i kampit të emigrantëe në ishullin Lampedusa ku deri më sot kanë mbërritur rreth 20 mijë persona e të gjithë janë trasferuar në këto qëndra të mbyllura ku ndalohet hyrja e dalja e çdokujt.Frika bashkë me komoditetin e heshtjes po kthen prapa në vite rrugën e garantimit të mbrojtjes ndërkombëtare nga Europa”.

I është bashkuar apelit të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondacionit Migrantes dhe Organizata Botërore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, Unicef Italia.

Zëdhënsi i saj, Andrea Iacomini, ka deklaruar se “i duhet dhënë fund varreve nën ujë. Deti Egje ashtu si dhe ujërat italiane po shndërrohen në varreza për shumë të mitur”.

“I bëj thirrje, tha ai, të gjithë liderve politikë e institucionalë europianë e italianë që në emër të Vitit Jubilar të Mëshirës të sapo shpallur nga Vatikani, t’i jepet fund kësaj katastrofe të pashembullt në histori.

scroll to top