MASH, miraton listën e re me lektyrat shkollore

Nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit e ciklit fillor do të kenë mundësinë të lexojnë lektyra të reja në gjuhën shqipe. Alsat mëson se Ministria e Arsimit ditë më parë i ka dhënë dritë jeshile Listës së propozuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, e përgatitur paraprakisht nga komisioni i ekspertëve pas sugjerimeve dhe vërejtjeve të shkollave fillore dhe shumë profesorëve. Ndër kritikuesit më të zëshëm ishte edhe profesori Avzi Mustafa i cili këtë rifreskim të listës së lekturave e vlerëson si shpresë për ti nxitur nxënësit për të lexuar.

scroll to top