Materialet e Zaevit gjenden në ‘’Fabrikën’’ e aferave

Më shumë se 70 mijë biseda të përgjuara janë gjendur në fabrikën e zbuluar nga policia që ka bërë falsifikimin e letërnjoftimeve. Në kompjuterët e zënë nga policia janë gjetur edhe disa folder nën emrin LSDM Zoran Zaev. Këto folder janë krijuar në shtatorë të vitit 2015 pak kohë pas është nënshkruar marveshja e Përzhinos nga partitë politike.

Të gjithë këto biseda kanë qenë të incizuar me politikan nga Maqedonia dhe deri më tani ekzistojnë indikacione se këto materiale të mendohet të shiten në disa shtete fqinje e për këtë gjë është lavdëruar edhe gazetari Zoran Bozinovski se disponon me materiale nga përgjimet, e ky i fundit po hetohet për rastin Shpijon dhe momentalisht gjendet në Serbi, njofton Tetovasot.

Sipas hetimit, përvec ministrit të brendëshëm Oliver Spasovski edhe Zoran Zaev ka qenë në komunikim të përhershëm me falsifikatorët pasiqë ato kanë qenë pjesë e selisë së LSDM gjatë kohës kur janë publikuar bombat. Sic shkruajnë mediat maqedonase Zoran Zaev ka udhëtuar personalisht në Serbi ndërsa komunikim me Bozinovskin ka pasur edhe Sasha Bogdanovic.

325771b79d4b324f7413f8273ddd5cb7edd63f2137f70eed5864f2c916f3df7a

scroll to top