Matevski, ‘’Feja Islame keqpërdoret në emër të terrorizmit’’

Sulmet teroriste nga Shteti islamik që ndodhën në Paris dhe sollën shumë viktima e hap përsëri cështjen se cfarë janë ato njerëz që pregaditen për qëllime të këqija, të bëjnë luftë në vende të tjera dhe njëkohësisht të vrasin njerëz.

Profesori Zoran Matevski sociolog i religjionit tashmë disa vite po hulumton fundametalizmin e religjionit, thotë se kjo gjë më së shumti është e përfshirë në vendet islamike por edhe mund të ketë në vendet kristijane. Sipas tij, procesi duhet drejtuar tek efektet positive të religjionit e jo për qëllime të gabuara.

‘’Fundametalizmi islamik është kryesisht politikë ideologjike, positive dhe religjioze. Kjo do të thotë kthim të besimit si duhet që në kohën kur mesazhi është dhënë nga profeti Muhamed. Në këtë drejtim pjestarët e këtij grupi luftojnë kundër secilit modernizim në silam, elemente këto të botës modern. Kryesisht janë antiamerikan dhe mendojnë se Shba dhe Europa janë bartëse të këtyre gjërave modern që ndikojnë negativisht në mesazhin e islamit’’, thekson profesori Matevski.

Sipas tij, fundametalistët duan që të shfrytëzojnë gjithë këtë mllef që vjen ndaj Amerikës dhe Europës. ‘’Ajo që është më interesante në gjithë këtë situatë se fundamentalistët islamik do shkojnë deri aty që tradicionalisht kanë qenë të pjesës islame sunite ndërsa islamin radikal e mendojnë se islam të vërtetë’’, shton më tej Matevski.

scroll to top