Mban mbledhje Kryesia e Aleancës, ja çfarë ka vendosur!

aleanca-620x330.jpg

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët, më datë 24.11.2017 mbajti mbledhjen e saj të rregullt e udhëhequr nga kryetari i ASH Ziadin Sela, njofton kjo parti.

 

Kryesia Qendrore mori vendim për:

 

“Përgatitjen e raporteve të degëve për zgjedhjet e lokale 2017 si dhe vendim për thirrjen e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët që do të mbahet më datë 24.11.2017.

Pikë tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte edhe informacioni i kryetarit të partisë Ziadin Sela për aktualitetet e fundit politike si dhe diskutime nga anëtarët e Kryesisë Qendrore për hapat dhe veprimet e mëtutjeshme në raport me proceset politike që vijojnë në kuadër të qeverisë.” njofton kjo parti.

 

Aleanca për Shqiptarët nuk bën me dije a është diskutuar dhe çfarë është vendosur në lidhje me propozimin e tyre për postin e Ministrinsë së Shëndetësisë dërguar deri te kryeministri Zoran Zaev. Posti mbetet ende i zbrazur  pas zgjedhjes së Arben Taravarit kryetar komune në Gostivar ndërsa Sela tha se kërkon që posti t’i mbetet kësaj partie, njofton Portalb.mk, transmeton /ilirianews.mk/

scroll to top