Mbërrijnë në Kanada 163 refugjatët e parë sirianë

Vendi ynë po i tregon kësisoj botës sesi ti hapim zemrat për ata që kanë nevojë, ishin komentet e shefit të ekzekutivit kanadez.
Qeveria e re liberale është zotuar të marrë 25.000 refugjatë deri në fund të shkurtit, një qëndrim ky që kontraston thellë me atë të administratës amerikane, e cila ngurron të pranojë refugjatë.
Një tjetër avionë me emigrantë do të prekë tokën në Montreal të shtunën. sipas ministrit të emigracionit John Mc Callum, të 10 provincat e Kanadasë janë shprehur të gatshme të marrin refugjatë.
scroll to top