“Mbjell ardhmërinë e Shkupit”, aktivitet për gjelbërimin e shkollave

Mbjellja e drunjve në kuadër të fushatës “Mbill ardhmërinë e Shkupit” është pjesë e fushatës për mirëmbajtjen e ambientit jetësor dhe mbjelljen e drunjëve. Shkolla e mesme e ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” edhe kësaj radhe organizoi këtë aktivitet, pasi që vitin e kaluar ishte shpallur si shkolla më e mirë e kryeqytetit. E nxënësit thonë se janë të përkushtuar për pjesëmarrje aktive në këtë projekt për përkujdesje në ambientin jetësor.

‘’Si çdo vit, edhe këtë vit kemi marrë iniciativë për të mbjellë drunj, mbjellja e drunjëve është mbjellja e ardhmërisë sonë, për shkak se në televizion dëgjojmë shumë lajme se në Tetovë, Shkup ndotja është shumë e madhe ndotja e ajrit dhe drunjtë shërbejnë për jetën dhe shëndetin më të mirë për ne banorët e Republikës së Maqedonisë’’, tha një nga nxënësit e shkollës “Zdravko Cvetkovski”.

Kryetarja e fushatës ‘’Dita e Drurit’’ Kristina Nikollovska thekson se nxënësit përmes mbjelljes së drunjtëve po mbjellin edhe ardhmërinë e këtij vendi.

‘’Ky është një projekt i mirë, pasi që nxënësit vetë po e mbjellin ardhmërinë. Nxënës nga të gjitha shkollat e mesme janë të kyçur në këtë projekt dhe ne çdo ditë jemi nëpër shkolla. Ka shumë energji, atmosferë të mirë siç mund të shihni dhe gjithë kjo është në suaza të një ideje të mirë, për një mjedis të bukur jetësor’’, tha Nikollovska.

Edhe drejtoresha e shkollës, Dragica Kostadinovska theksoi se ky aktivitet do të ndikojë në të mirë të fëmijëve, pasi që ata përfitojnë një shprehi të mirë për aktivitete të kësaj natyre. Kjo fushatë u realizua edhe në disa shkolla të tjera të kryeqytetit, ku nxënësit në mënyrë të vazhdueshme po mbjellin pemë në oborret e shkollave dhe po gjelbërojnë mjedisin.

scroll to top