LajmeMaqedoni

Mbyllen disa Covid qendra përshkak mungesës së pacientëve

Ulja e numrit të pacientëve të shtruar në spitale, ka sjellë deri tek mbyllja e kovid qendrave në Klinikën e Shkupit dhe disa kapacitete në spitalet e qyteteve tjera, informon Zhurnal.

Janë mbyllur covid qendrat në klinikën e Kardiologjisë, Veshë hundë dhe fyt, për sëmundje të syve dhe Instituti për terapi fizikale.

Nga fillimi i javës, pa pacientë me covid janë edhe klinikat për urologji dhe kirurgji plastike të cilat tanimë kanë filluar me program të rregullt kirurgjik. Të premten do të mbyllet dhe covid qendra e Klinikës për traumatologji pranë Kl.Torakale, ndërsa nga e hëna Klinika për Ortopedi dhe Klinika për Traumatologji fillojnë me program të rregullt krirugjik.//Zhurnal.mk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button