McGregor synon t’i zhvillojë tri duele më 2020

mc-gregor.jpg

Conor McGregor ka zbuluar planet që ai ka për vitin 2020. Ai do të rikthehet në kafaz në eventin UFC-246, që zhvillohet më 18 janar.

Irlandezi do të përballet me Donald Cerrone. Por, kjo s’do të jetë sfida e tij e vetme për vitin 2020.

Sipas “MMA Mania”, Conor McGregor ka në plan të zhvillojë 3 duele gjatë vitit të ardhshëm. Vit, të cilin synon ta mbyllë me një revansh të madh, atë ndaj kampionit të botës në peshën e lehtë, Khabib Nurmagomedov.

Gjithsesi, gjithcka do të varet nga rezultati i duelit të parë që irlandezi do të zhvillojë më 18 janar. Pas Cerrone, irlandezi mund të përballet me Nate Diaz ose Jorge Masvidal, për ta mbyllur më pas me Nurmagomedov.

scroll to top