Më 10 korrik hidhet shorti për çerekfinale e gjysmëfinale të Championsit

uefaaaa.jpg

UEFA ka njoftuar se më 10 korrik në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

Ideja ishte që të merrej vendimi i kalendarit para rikthimit të këtyre garave, i paraparë më 5 gusht. /Gazeta Express/

Kalendari i Champions Leagues

E teta e finales: 7/8 gusht 2020 (vendi mbetet për t’u konfirmuar)

Çerekfinalja – Lisbonë: Sfidat me një ndeshje më 12/13/14/15 gusht (çerekfinalja) dhe më 18/19 gusht 2020 (gjysmëfinalja).

Finalja – Lisbonë: 23 gusht 2020.

Kalendari i Europa Leagues

5–6 gusht: e teta e finales (vendi mbetet për t’u konfirmuar);

10–11 gusht: Çerekfinalja (Koln, Duisburg, Düsseldorf, Gelsenkirchen);

16–17 gusht: Gjysmëfinalja (vendi mbetet për t’u konfirmuar)

21 gusht: Finalja (Koln).

scroll to top