Me 6 truproja, shofer e veturë zyrtare MPB ende nuk bie në gjurmët e ish kryeministrit Gruevski?

GRUEVSKIII.jpg

Me ndryshimet ligjore të vitit 2013, Nikolla Gruevskit i takojnë 24/7 shofer dhe veturë zyrtare, si dhe 6 truproje, të gjitha të paguara dhe nën urdhër të MPB-së, shkruan Fakte. Ky privilegj i takon për aq kohë sa kohë në detyrën e Kryeministrit.

Që nga dje, Gruevski nuk është i kapshëm për organet e drejtësisë, pasi duhet të paraqitet në burgun e Shutkës për vuajtje të dënimit me dy vjet burg.

Parashtrohet pyetja, nëse këto 6 truproje dhe shoferi kanë dalur nga kontrolli zyrtar policor, apo MPB dhe Qeveria po luajnë blof se gjoja nuk dinë ku gjendet Gruevski?

scroll to top