Më ftohtë në Berovë, Petrovec, Manastir dhe Demir Kapi

Temperatura më të ulëta në orën shtatë të mëngjesit janë matur në Berovë, minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa minus pesë gradë Celsius në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Demir Kapi, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Katër gradë nën zero janë regjistruar në Strumicë dhe Dibër, minus tre në Shkup, Zajçev Rid, Kavadar, Prilep, Shtip dhe Mavrovë, minus dy në Kriva Pallankë, Vinicë, Gjevgjeli dhe Kumanovë, minus një në Ohër, Pretor, Lazaropole, zero në Dojran, dy në Krushevë.

Sipas DPHM-së moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare  dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë të interval prej 7 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 10 gradë Celsius.

Në ditët e ardhshme vijon periudha e motit stabil dhe të thatë me kushte të paraqitjes të mjegullës së mëngjesit nëpër disa fushëgropa. Deri të premten temperatura e mëngjesit në shumë vende do të bie nën zero, ndërsa ajo e ditës gradualisht do të bie për dy gradë, ashtu që të enjten temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10 gradë Celsius.

scroll to top