Slider

Me gojëhapur Turqia: Biden pritet që formalisht ta njohë Gjenocidin ndaj armenëve

Presidenti amerikan Joe Biden pritet që edhe formalisht ta njohë masakrën e Armenisë nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore si akt të gjenocidit, sipas zyrtarëve amerikanë.

Kjo lëvizje – diçka për të cilën ka premtuar Biden si kandidat – mund të komplikojë më tej marrëdhëniet e tensionuara me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Zyrtarët e administratës nuk kanë informuar Turqinë, dhe Biden ende mund të kthejë mendjen, sipas një zyrtari që foli për the Associated Press, përkthen në shqip Periskopi.

Ligjbërësit dhe aktivistët armeniano-amerikanë po lobojnë të Biden të bëjë njoftimin në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit Armen, që do të shënohet të shtunën.

Një mundësi është që Biden mund të përfshijë në njoftimin për gjenocid edhe ditën e përvitshme të përkujtimit.

Para-ardhësit e Bidenit kanë shmangur përdorimin e termit “gjenocid”.

Turqia pranon që shumë armenë që jetonin në Perandorinë Osmani ishin vrarë gjatë përplasjeve me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por konteston shifrat e të vrarëve dhe mohon që vrasjet ishin sistematike e të orkestruara dhe që kjo përbën gjenocid. /Periskopi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button