Me këto mjete dy kosovarë tentuan të plaçkisin një bankë në Zvicër (FOTO)

Dy të dyshuar nga Kosova u arrestuan në Vevey pas një alarmi për vjedhje që u bë në një bankë të qytetit. Disa artikuj që janë përdorur për kryerjen e krimit janë konfiskuar, tregon policia franceze, transmeton Express. Të dy burrat nga Kosova janë ende në mbajtje

Më 4 dhjetor të 2016’ës rreth orës 23:00, një alarm për vjedhjen e një banke është lëshuar në qendër të qytetit Vevey.

Në vendin e ngjarjes dolën patrulla e policisë franceze, ku më pas kapi një të dyshuar. Policia thotë se bashkëpunëtori i tij ishte i parkuar në makinë në afërsi të bankës, ku më pas edhe ai u arrestua. Kështu ka njoftuar policia e këtij rajoni në komunikatën për media, shkruan Gazeta Express.

Të dyshuarve iu konfiskuan radiolidhjet, një kapuç, një palë dorashka, një rrotë disk dhe një pincë.

Të dy burrat kosovarë thuhet se ishin të moshës 25 deri 37 vjeç. Ata u ndaluan nga Prokurori i Kantonit Vaud dhe ende po mbahen në arrestim.

Këto janë mjetet që u konfiskuan nga të dyshuarit:

scroll to top