Me nismën e Ali Ahmetit, Shtëpia e Alfabetit në Manastir destinacion pelegrinazhi për nxënësit

ali-ahmeti-1.jpg

Pas iniciativës së liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, që Shtëpia e Alfabetit në Manastir të shëndërohet në destinacion pelegrinazhi për të gjithë nxënësit, dje Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr. Arbër Ademi miratoi Rregulloren për mënyrën e realizimit të ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera jashtëshkollore.

Me miratimin e kësaj Rregullore për herë të parë vizitohen vende të rëndësishme historike për popullin shqiptar nga shkollat fillore si Muzeun e Alfabetit Shqiptarë në Manastir, Shtëpinë Tradicionale shqiptare (shtëpinë e familjes Erebara) në Gostivar, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Muzeun Etnologjik “Via Kandavija” në f. Livadhi në Strugë.

Sot, në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri pas Akademisë Shkencore që do të mbahet prej ora 12 në hotel Epinal, do të realizojnë vizitë edhe në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir në ora 14:00.

scroll to top