Me pasaportë zvicerane, shumë lehtë në Amerikë

Zviceranët që duan të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë më lehtë ta realizojnë këtë dëshirë. Me një marrëveshje që kanë nënshkruar autoritetet e Zvicrës në Ambasadën e SHBA-së në Bernë qytetarëve të Zvicrës u mundësohet që këtë ta bëjnë me procedura më të lehtësuara.

Kur dispozitat e marrëveshjes të kenë hyrë në fuqi, do të bëhet shumë më e lehtë hyrja e ziceranëve në SHBA përmes 60 qendrave të kontrollit kufitar në aeroporte dhe në porte detare.

Pasi të kryhet një kontrollim paraprak, qytetarët zviceranë në të ardhmen do të duhet vetëm të tregojnë pasaportat biometrike, të verifikojnë shenjat e gishtërinjve në skaner dhe të plotësojnë një deklaratë doganore. Kështu, pritja në radhë që ka qenë e nevojshme deri tash, do të hiqet nga rendi i ditës.

scroll to top