Mediat: Ndahen Inva Mula dhe Ethem Ramadani

Qarkullojnë thashetheme se Inva Mula është ndarë me bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë. Kanë qënë burime të afërta me çiftin, të cilët kanë konfirmuar për “Telegrafin” se të dy i kanë dhënë fund martesës, por këto mbeten ende disa zëra të pakonfirmuar nga vetë ata.

Pas disa vitesh së bashku, raportet mes sopranos Inva Mula dhe biznesmenit Ethem Ramadani janë ftohur, duke çuar deri në ndarje. Çifti, nga martesa kanë vajzën e quajtur Nina. Kjo është martesa e dytë e Invës, pasi me këngëtarin Pirro Çako ka një djalë.

scroll to top