Mediat serbe në shok! Kosova në garë me flamur dhe simbole në mes të Serbisë

Serbia është organizator i “Ballkaniadës” në taekwondo e cila do të mbahet në Zrenjanin.

Por, mediat në Serbi këtë organizim po e quajnë skandaloz pasi që nën presionin e Evropës, në këtë garë do të merr pjesë edhe Kosova.
Edhe më parë klube nga Kosova dhe Serbia janë ndeshur me njëra-tjetrën, por në terrene neutrale, kurse kjo është hera e parë që këto përballje të zhvillohen në Serbi, shkruan portali serb “Sport”.
Ajo që ky medium e quan më të keqen në këtë aspekt është pafuqia e Serbisë.

“Taekwondistët nga Kosova vijnë në Zrenjanin, pasi që Federata e tyre është e pranuar në Unionin Ballkanik të Taekwondos, dhe kështu kanë të drejtë të garojnë”, ka thënë për “Sport” sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Taekwondos, Zoran Çendiq, transmeton ilirianews.mk

Kjo do të thotë se Serbia është e pafuqishme dhe si e tillë do të lejojë pjesëmarrjen e ekipeve të Kosovës.
Madje ky medium serb po e cilëson si rast unik në botë pasi “një shtet ka dy përfaqësuese”.

Edhe taekwondistja më e mirë serbe, Milica Mandiq, këtë situatë e ka cilësuar si të pakëndshme.
“Askujt nga ne nuk i vjen mirë që ekipe nga Kosova do të marrin pjesë. Jemi të dëshpëruar sidomos pasi që gjithçka po ndodh në raportin Serbi – Kosovë”, ka thënë Mandiq, transmeton Koha.net.
Kosova dheSerbia jan# p#rballur disa herë mes vete mirëpo në teren neutral, kjo është hera e parë të ndodh një gjë e tillë në tokën serbe.
Kampionati i taekwondos në Zrenjanin do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor ku edhe do të intonohet himni i Kosovës, për herë të parë zyrtarisht në Serbi.

scroll to top