Mediat zvicerane: Gashi të largohet nga Baseli

Lojtari shqiptar Shkëlzen Gashi nuk luan rol më në Basel, përkundër fitoreve dhe golave spektakolarë në vitin e kaluar.
“Në sezonin e kaluar 2014/15 ishte mbreti i golashënuesve, ndërsa në sezonin e ri nga 29 ndeshje, 27 vjeçari ka luajtur vetëm në 18 të tilla (1122 minuta/ 6 gola) – prej të cilave tre gola i shënoi me amatorët e Muttenz,” shkruan media zvicerane 20min.ch.
Këtë rezultat shumë ekspertë e lidhin me ndërrimin e trajnerit në FC Basel, nga Paulo Souza që ishte më parë në Urs Fischer që është tani, ndërsa teza e dytë, është se ai nuk gjen vendin karshi sulmuesve Marc Janko (21 ndeshje/ 13 gola), Breel Embolo (21/8) dhe Birkir Bjarnason (23/6).
Përndryshe Gashi është shumë profesional dhe përpiqet maksimalisht në stërvitje thonë ekspertët e futbollit.
Gashi duhet të aktivizohet që t’i ndihmojë Shqipërisë në ‘France 2016’.
Ashtu siç hodhi idenë edhe tabloidi më i lexuar zviceran, Blick.ch, edhe media 20min.ch shkruan se Shkëlzen Gashi duhet të fillojë të mendojë për ndonjë ekip tjetër pasi në të kundërt rrezikon të humbë formën dhe vendin e tij në kombëtaren e Shqipërisë.
“Gjatë verës Shkëlzen Gashi refuzoi kontaktet me Lazion, Zenitin, Sevilla dhe Besiktasin,” shkruan më tej 20min.ch. “Mirëpo mos aktivizimi i tij në Basel ndikon shumë në të ardhmen e tij si sportist, bile edhe në pjesëmarrjen e ‘France 2016’”.
Pritet të shihet në ndeshjen e ardhshme aktivizimi i tij, mirëpo përkundër kësaj, me afrimin e dimrit duhet të afrohet edhe largimi i tij nga Baseli.

scroll to top