Mercedes GL shndërrohet në GLS

Sipas paralajmërimeve, Mercedes GL faceliftt, me rastin e ridizajnimit të vet,
do ta ndryshojë emrin në GLS.

GLS,  gjatë muajve të shkuar disa herë është xhiruar gjatë testimit të vozitjes, e tani me gjasë janë edhe dy fotot e tij zyrtare, të skanuara dhe që kanë rrjedhur nga fabrika.

GL facelift në GLS më së shumti ndryshime vizuale do të ketë në pjesën e përparme
(maska, dritat , mbrojtësi), e duhet përmendur edhe kapakun e dekoruar, grafikun e dritave të pasme dhe sistemin e gazrave si dhe interierin e modifikuar me volanin shumëfunksional dhe me sistemin infotainment.

Njoftohet se porositë e para për GLS-në do të pranohen gjatë dhjetorit, ndërsa premiera e tij do të mbahet në nëntor në Los Angeles.

Dërgesat e para priten në janarin e vitit 2016.
Sa i përket motorit, Mercedesi në versionin e aktual të GL të vitit të shkuar kishte motorin GL400 me 3,0 litra, V6 twin-turbo motor benzinë me 333 kuajfuqi.
Po ashtu, versionin GL 63 AMG do ta lëvizë motori V8 5,5 litërsh twin-turbo me 557KS dhe mbetet për t’u parë nëse do të fitojë versionin S me 585 kuajfuqi .

Një nga lajmet jozyrtare nga Mercedesi thotë se po shqyrtohet mundësia që GLS të ofrohet edhe në variantet me diferencë me të madhe boshtore, por edhe si Coupe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top