Merkel: Kriza e emigrantëve test historik për Europën

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në konferencën vjetore të partisë së saj CDU (Unioni demokratik kristian) ka deklaruar se kriza aktuale e migrantëve është “test historik” për BE-në dhe Europën.

“ 2015 është një vit i jashtëzakonshëm” – tha ajo në konferencën që mbahet në Karlsruhe.

Merkel vërtetoi se deri në fund të vitit Gjermania pret që në territorin e saj të ketë mbi një milion migrantë dhe rrefugjatë.
Qëndrimi i saj është që të hapen dyert e Gjermanisë për rrefugjatët sirian, mirëpo që u përball me kritika nga bashkëpartiakët e saj.

Merkel e cila është kancelare për 10 vite, sipas javores amerikane “Tajms” është zgjedhur “Personi i vitit”.
Merkel është lideri i vetëm europian që merret me zgjidhjen e krizës më të rëndë me të cilën përballet kontinenti.

scroll to top