Mes parave si sheikë, fotot që tradhëtuan shqiptarët në Angli

nintchdbpict000342834547-655x356.jpg

“The Sun” ka publikuar foto  që disa shqiptarëve të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge dhe prostitucioni kanë hedhur në profilet e tyre të snap chat apo të faceboook

Për tu mburrur ata postojnë foto me një mal me para.

E tillë është dhe fotoja e Olsi Behelulit, me banim në Harrow në Perëndim të Londrës. Në snap chat ai ka postuar një foto teksa ndodhet para një mali me para.

Olsi Beheluli ka postuar kete foto ne snap

Aktualisht Olsi Beleluli është i arrestuar dhe po kryen dënimin prej 11 vitesh burg për poseidim të heroinës dhe kokainës në vlerën e 4 milionë paund

Fotoja e 24 vjeçarit i rrethuar nga një shumë prej 250 mijë paundësh është zbuluar nga policia.

Bes Besiaj është i uritur dhe tufa e parave që ka në dorë është aq e madhe sa nuk ia zë as goja.

Bes Besiaj, foto e postuar nga The Sun

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur kërcënim të madh për shkak të lidhjeve të shqiptarëve me krimin e organizuar, shkruan “The Sun”

Pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman MBE gjatë një vizite në Shkodër theksoi  “Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administrohet nga shqiptarët. Kjo është një çështje që po bashkepunojmë me qeverinë në Tiranë për t’i luftuar.”

Luan Plakiçi i dënuar me 23 vjet burg për akuzën e shfrytëzimit të 60 vajzave për qëllime prostitucioni ka postuar në rrjetet sociale një foto ku i shtrirë në divan mban në dorë një shumë të madhe parash

Luan Plakiçi, foto e postuar nga The Sun

Ndërkohë Ardi Beshiri u arrestua pasi iu gjet kokainë në çorapet e tij. Ai ka postuar një foto në facebook teksa mban një shumë të madhe parash

Ardi Beshiri, foto e postuar nga The Sun

Titulli origjinal i shkrimit:  WAD A WAY TO SHOW-OFF Albanian crooks in UK flaunt their wealth to pals back home by posing for selfies with stacks of cash

scroll to top