“Messi dhe Ronaldo janë thjesht të jashtëzakonshëm”

Messi-and-Ronaldo.jpg

“Shijoni spektaklin e më të mirëve në histori dhe mos debatoni”, ky është mesazhi i Ferdinand lidhur me Messin dhe Ronaldon, të cilat vazhdojnë të nxisin debat për sa i përket më të mirit tani, por edhe të të gjitha kohëve.

Rio Ferdinand beson se duhet t’i jepet fund debatit se kush është më i mirë në histori, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo dhe insiston që të shijojmë futbollin e tyre për aq vite sa iu kanë mbetur në karrierë.

CR7 dhe Messi, dytë së bashku, kanë shënuar mbi 1200 gola dhe kanë dhuruar afër 500 asiste.

“Ne jemi të bekuar që jetojmë në epokën e këtyre dy futbollistëve mahnitës dhe nuk ka rëndësi nëse mendoni se njëri është më i mirë se tjetri”, tha Ferdinand për Goal, në një ngjarje për të promovuar filmin e tij të ri “90 Minuta”.

“Ata janë të dy talent të jashtëzakonshëm, dhe çka i vendos ata më përpara se të gjithë të tjerët është forca e tyre mendore”.

“Jo shumë persona kanë dëshirën e tyre, për të bërë atë që ata kanë bërë në të njëjtat nivele për një kohë kaq të gjatë dhe kur ia shtoni edhe talentin e tyre, është një kombinim i pabesueshëm”.

“Është kënaqësi për ne të shikojmë betejën mes dy lojtarëve më të mëdhenj, të cilët janë duke u shtyrë për faktin se po luajnë në të njëjtën epokë”.

“Nëse Ronaldo shënon një hat-trick një natë në Ligën e Kampionëve, ju e dini se Messi do të ndjekë natën e ardhshme me një hat-trick ose me ndonjë gol të çmendur që vetëm ai di t’i shënojë”.

Me Barcelonë dhe Argjentiën, Messi deri më tani ka bërë 807 paraqitje. 10-shi magjik i Barcelonës ka realizuar 660 gola dhe ka realizuar 270 asiste.

Në anën tjetër, me Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin, Portugalinë dhe së fundmi Juventusin – Ronaldo ka bërë 954 paraqitje.

CR7 ka shënuar 683 gola dhe ka dhuruar edhe 218 asiste. /Gazeta Express/

scroll to top