Messi nuk e dëshiron kthimin e këtij sulmuesi në Barcelonë!

Lionel Messi nuk e dëshiron rikthimin e Gerard Deulofeut në Barcelonë pasi t’i mbarojë huazimi në Watford këtë verë, sipas Don Balon.
Deulofeu u kthye në Barçë verën e kaluar pas një huazimi mbresëlënës te Milani, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Deulofeu ka dështuar të mahnitë në fanellën e Barcelonës prandaj dhe u huazua përsëri në janar.

Messi beson se ai ka pasur mjaft mundësi për t’i treguar cilësitë e tij prandaj edhe e sheh të paarsyeshëm rikthimin e tij në “Camp Nou”. /Express/

scroll to top