“Messi s’ka qenë i njëjti që kur u largua Guardiola nga Barcelona”

messi-guardiola.jpg

Leo e ka fituar katër herë me radhë Topin e Artë gjatë kohës së Guardiolës

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, ka thënë se Lionel Messi nuk ka arritur asnjëherë të njëjtin nivel që kur u largua Pep Guardiola nga Barcelona në vitin 2012.

Guardiola e mori Barcelonën në vitin 2008 dhe për katër sezone, ai fitoi tre herë La Ligën, dy Kupa të Mbretit, dy Champions League dhe shumë trofe tjerë.

Messi gjithashtu vitet e arta të karrierës i gëzon në kohën e Guardiolës, pasi me të fitpoi katër herë me radhë Topin e Artëm nga viti 2009 deri në vitin 2012 – sot numeron 6-te.

Gjatë sezonit të fundit të Guardiolës, Leo gjithashtu theu edhe rekord historik në La Ligë, duke e gjetur rrjetën 50 herë në vetëm 37 paraqitje në edicionin 2011/12.

Që kur u largua Guardiola, Barcelona e ka fituar vetëm njëherë Champions Leaguen në tetë sezone, derisa Messi ‘Topin e Artë’ dy herë, megjithatë kanë dominuar në Ligë, duke triumfuar pesë herë.

Ten Hag beson se me Guardiolën në krye, Messi ka qenë shumë më ekipor, më ndryshe.

“Messi ka qenë një ndër liderët, por gjithashtu punonte për ekipin dhe rezultati ishte se shkëlqeu. Ai s’ka qenë asnjëherë i mirë aq sa ishte me Guardiolën”, tha Ten Hag.

“Barcelona s’ka fituar shumë në Europë në vitet e fundit”.

“Messi ende shkëlqen, por nuk është ai që ishte nën urdhëratë e Guardiolës”.

Ten Hag beson se Pep është i veçantë, në gjithçka, taktika dhe fjalime, gjë që e ka ndihmuar të nxjerrë më të mirën nga Leo.

Ten Hag ka punuar me Pep Guardiolën te Bayern Munich, ka qenë asistent. /Gazeta Express/

scroll to top