“Messi s’mund ta shijojë futbollin me Argjentinën për shkak të kritikave”

Ish-trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se Messi e ka të vështirë të luajë për Kombëtaren e tij pasi që ai përballet me shumë kritika pas humbjeve dhe për këtë arsye nuk mund ta shijojë futbollin aty.

Ylli i Barcelonës është bërë i njohur nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, megjithatë të njëjtin reputacion nuk ka arritur ta fitojë edhe për ndeshjet me Kombëtaren e Argjentinës, transmeton Gazeta Express.

 

Messi mori pjesë për herë të katërt në Kupën e Botës këtë verë në Rusi – ama përpjekja e tij për ta fituar atë për herë të parë mori fund pas humbjes së Argjentinës ndaj Francës në mesin e 16 skuadrave më të mira – rezultat që po ashtu çoi në shkarkimin e Sampaolit – dhe superylli i Barcelonës do të jetë 35 vjeç në kohën e Botërori i radhës mbahet në Katar.

 

Duke folur publikisht për herë të parë që prej shkarkimit, Sampaoli beson se ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve dhe presioni i madh që ka Messi kur luan për Argjentinën i dëmton performancat e tij, pasi që ai nuk arrin t’i shijojë ndeshjet.

 

“Ka ndryshime të trajnerëve çdo të dieke dhe për të krijuar mundësi të mrekullueshme, si në shoqëri, ashtu edhe në futboll, duhet ta respektosh këtë si proces. Nëse jo, atëherë çdo gjë komplikohet. Imagjinoje si ndihet Messi, i cili vjen nga një klub me stabilitet të madh në Spanjë”, ka thënë Sampaoli.

 

“Ai mund ta menaxhojë kohën atje, e pastaj vjen në vendin e tij, në Argjentinë. Këtu duhet të fitojë çdo ndeshje, edhe pse përballet me histeri të madhe nga të tjerët. Nëse nuk fiton, ai e di se do të kritikohet. Kështu që as nuk mund të luajë as ta shijojë ndeshjen”. /Gazeta Express/

scroll to top