Mexhiti–Trajanovski: 2016-viti i investimeve kapitale në Çair

Rregullimi i rrjetit atmosferik në rrugën “Xhon Kenedi”, zgjerimi i rrugës “Hristijan Todorovski-Karposh” dhe i bulevardi “Nikolla Karev”, e njohur si “Rruga e plastikave”, do të jenë tre projektet kryesore për të cilat Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit do të investojnë gjatë vitit të ardhshëm. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, tha se këto investime do të përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve në këtë zonë.

“Viti 2016 do të jetë viti investimeve kapitale në Komunën e Çairit, që kapin shuma milionëshe. Rregullimi i rrjetit atmosferik në “Xhon Kenedi” definitivisht do ta zgjidhë problemin gjatë vërshimeve në lagjen e Serovës, po ashtu rruga “Kristijan Todorovski-Karposh” dhe “Rruga e plastikave”, që janë projekte kapitale”- deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Instalimi i rrjetit atmosferik në rrugën “Xhon Kenedi” do të kapë një vlerë prej 50 deri më 60 milion denarësh, rruga “Hristian Todorovski -Karposh”, që fillon prej në “Xhon Kenedi” e deri në godinën e Komunës së Çairit, do të bëhet me katër korsi. Projekti i tretë është zgjerimi dhe rinovimi i “Rrugës së plastikave” deri në Ambasadën amerikane në Shkup”- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Përveç kësaj, në Komunën e Çairit intensivisht po punohet edhe në përmirësimin e trafikut rrugor dhe në shënimin e vendeve të reja për ndalesën e përkohshme të makinave në këtë zonë, ndërsa deri në fund të këtij viti parashikohet të fillojnë edhe punimet e para në tregun e gjelbër në “Bit Pazar”.

“Duhet të merret leja e fundit për planin detal urbanistik që ka të bëjë me tregun e “Bit pazarit” dhe kjo nënkupton që 99 për qind të punës sonë është kryer dhe mbetet që të dorëzohet projekti dhe të fillohen punimet, apo më qartë për qytetarët presim se sipas kësaj dinamike para vitit të ri të fillojë dhe ndërtimi i tregut të “Bit pazarit”- u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit dhe të Çairit, Koce Trajanovski dhe Izet Mexhiti, së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike inspektuan aktivitet e vjeshtës që realizohen për pastrimin dhe rregullimin e parkut të “Gazi Babës” dhe paralajmëruan asfaltim të rrugicave tjera dhe instalimin e sistemit veçantë për ujitjen e hapësirave të gjelbra. 12241441_975415512533084_3188210653567595652_n

12249831_975415505866418_2605606857430067832_n

scroll to top