MF ktheu 57 milionë euro në ekonomi në bazë të kthimit të LSHV

Ministria e Financave sot ka paguar 3,5 miliardë denarë (57 milionë euro) për letra të vjetra të emetuara dhe të kthyera për pagesë të letrave shtetërore me vlerë.

Deri më 6 dhjetor sipas kësaj baze janë kthyer edhe 328.500.000 denarë (5,34 milionë euro), njoftoi Ministria e Financave.

Prej atje thonë se më 8 dhjetor arrin për pagesë edhe euroobligacioni i emetuar në vitin 2005 në vlerë prej 150 milionë euro.

“Për Ministrinë e Financave primare mbetet servisimi i saktë dhe me kohë i obligimeve”, potencojnë nga Ministria.

scroll to top