Mickoski: Amnistia për LSDM-në është opsioni i dëshiruar

mickovski.jpg

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se nga partia në pushtet edhe pas 24 orësh nga propozimi i tij, ende nuk ka pasur asnjë reagim. Mickoski dje kërkoi nga Zaev dhe pushteti të mundësojmë ndryshime ligjore me të cilën politikanët të cilat kanë qenë të amnistuar nuk do të mund të merren me politikë dhe të mos mund të falen njerëz të cilët kanë pasur pozicion politik, ndërsa kanë gabuar me ligjin. Ai shprehet se Zoran Zaev për këto tre vite nuk ka bërë asgjë që të ndryshoj sistemin e korruptuar. Mickoski komenton se nga heshtjta e LSDM-së lë të kuptohet se amnistia për ta mbetet si opsion i dëshiruar.
Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së
“Vetëm do të theksoj se Zaev të cilin dje e pamë në video- incizim ku dëgjuam se si betohet në drejtësi dhe rreth asaj se si e ngrit mashtrimin me amnistinë gjatë ditëve të kaluara, sot konstatoj se ka heshtje dhe ende nuk i kanë pranuar këto kërkesa tona. E gjithë kjo tregon se amnistia si praktikë mbetet opsion i dëshiruar për veçmë njëherë të amnistuarin Zaev dhe njerëzit e tij”.

scroll to top