Slider

Mickoski: Jo vetëm bllokada, do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë deri në zgjedhje të parakohshme

Do të ketë hapa të tjerë, nuk do të jenë vetëm bllokada, organet partiake do të duhet të komentojnë për hapat e tjerë në vijim”, tha kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski në një intervistë televizive.

Mickoski theksoi se vendi nuk po shkon në drejtimin e duhur dhe se qeveria e LSDM-së nuk ka kapacitet për t’i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, duke shtuar se për këtë është legjitime si opozitë të kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Unë thashë se kjo do të zgjas si bllokadë, sepse ne vlerësojmë që për momentin gjendja në vend nuk po shkon në drejtimin e duhur dhe se ne kemi shumë probleme dhe kjo qeveri padyshim nuk ka kapacitet për t’i zgjidhur ato probleme, kështu që është normale dhe legjitime që pasi patëm një numër të madh votash, të kërkojmë zgjedhje të parakoshme parlamentare”, tha ai për televizionin Telma.

Ndryshe, nga LSDM dje dolën me njoftim ku kërkonin që deputetët që bojkotojnë kuvendin ti kthejnë pagat e tyre mbrapsht dhe të mos kenë privilegje.

Nga partia maqedonase në pushtet thanë se populli i paguan deputetët që të jenë aktiv dhe të jenë zëri i tyre në kuvend e jo të mos punojnë dhe të pengojnë votimin e ligjeve në të mirë të qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button