Sport

Mihael Zork “konfirmon” të ardhmen e Hallandit

Drejtori Sportiv i Borusia Dortmundit, Mihael Zork, ka rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin e klubit ndaj Erling Halland. Sulmuesi nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale, përkundër faktit që dëshira e përfaqësuesit të tij Mino Raiola është që t’i gjejë atij një klub të ri.

“Ne bëmë një deklaratë shumë të qartë për Haalandin. Vendimi nuk do të merret pa Borusia Dortmund. Pavarësisht se ku do të përfundojmë ne si klub, Erling Haland do të vazhdojë të luajë për Dortmundin sezonin tjetër, “tha Zork para ndeshjes kundër Union Berlin në “Sky Sports”.

Mino Raiola konfirmoi në “SPORT” se ai kishte folur kohët e fundit me drejtuesit e Borusia Dortmundit për të ardhmen e Haaland dhe kishte marë përgjigje të njëjtë se sulmuesi norvegjez do të jetë pjesë e skuadrës gjermane edhe një sezon tjetër.

“Mihael Zork na e bëri të qartë se skuadra e Dortmundin nuk dëshiron të shesë Erlingun këtë verë. Unë e respektoj këtë mendim, por kjo nuk do të thotë që jam automatikisht dakord”, duke lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm.

Barcelona, Real Madrid dhe Çellsi janë vetëm disa nga shumë klube të interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Norvegjia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button