Milner: Me punë të vazhdueshme,do të kemi rezultate pozitive

James Milner është i sigurt se skuadra e Liverpoolit do të arrij suksese të mëdha nën urdhrat e trajnerit, Jurgen Kloppit.
Mesfushori i Liverpoolit ka thënë se nëse vazhdojnë të punojnë shumë, kjo do të iu sjell edhe rezultate pozitive në të gjitha garat.

“Kemi një skuadër të talentuar, një përzierje e mirë e të rinjve dhe lojtarëve me përvojë, një trajner të ri dhe një stadium, i cili është duke ngritur kapacitetin”.

“Nëse vazhdojmë të punojmë shumë, vazhdojmë të përmirësohemi, e të bëjmë punën tonë atëherë mund të jemi të suksesshëm. Shpresoj që edhe pas janarit e shkurtit të vazhdojmë të jemi në garë për të gjitha garat”, është shprehur Milner.

Liverpooli tani ka marrë një shtytje të madhe pasi për lojë janë të gatshëm Henderson dhe Daniel Sturridge, të cilët kanë pasur lëndime gjatë muajve të kaluar.

scroll to top