Ministri Ademi fiton betejën duke ndërtuar edhe një konvikt për studentët shqiptarë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës , Abdulaqim Ademi edhe njëher po dëshmon se punon në interesë të studentëve shqiptarë.

Ministria e Financava ka dhënë dritë jeshile dhe ka siguruar buxhet për shtëpinë e studentëve (konviktin) për nevojat e Universitetit shtetëror të Tetovës.

Zhurnal ka siguruar një dokument i cili mbanë titullin mendim nga Ministria e financave e cila e informon ministrinë e arsimit se janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 310 milion denarëve për të ndërtuar shtëpinë e studentëve Nevena Georgieva Dunja , ish medicionari dhe shtepija e studentëve për nevojat e USHT-së.

1Ky dokument fletë se 310 milion denarët i ndahen Ministrisë së Arsimit për dy vitet e ardhëshme që të ndërtojë objektet në fjalë, njofton Zhurnal.

Ndryshe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ademi është duke dhënë një kontribut të veçantë për përmirësimin e kushteve të studentëve në Maqedoni , posaqërisht studentëve shqiptarë.

Ndërtimi i konvikteve është një ndër prioritetet më të larta të BDI-së e cila edhe zyrtarizoi USHT-në, ndërsa një pjesë e madhe e programeve të saja studimore janë disperzuar në Shkup dhe qytetet e tjera.

scroll to top