Ministri Ademi mori pjesë në Kongresin e gjashtë të SASHK-ut

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, morën pjesë në Kongresin e gjashtë të Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Deri te të gjithë qëndrimet e përbashkëta kemi arritur falë takimeve të vazhdueshme në të cilët kemi gjetur zgjidhje të përbashkët të cilët shkojnë në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës të mësimdhënësve, profesorëve dhe para se gjithash nxënësve. Në takimet, përmes debateve kemi harmonizuar pikëpamjet për të gjithë reformat në arsim, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë. Përpjekjet e Ministrisë për politikë më të mirë të arsimit, mbështeten nga populli qëllimi themelor dhe primar i të cilëve është që njohuritë e tyre t’ua mbartin nxënësve” – tha Ademi.

Ademi theksoi se partneriteti ndërmjet MASH-it dhe SASHK-ut ndërtohet mbi bazën e dialogut social dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë të problemeve me të cilat përballemi në punën tonë të përditshme.

“Deri më tani kemi arritur shumë në drejtim të përmirësimit të dialogut social mes të dy palëve. Por dua të theksoj se ne do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kësaj fushe, sepse gjithmonë ka hapësirë për sjellje të zgjidhjeve të reja dhe më të mira” u shpreh Ademi.

“Besoj që sot do të zhvillohet një diskutimin konstruktiv dhe se përsëri së bashku do të arrijmë një zgjidhje më të mira që do të lehtësojnë punën e të gjithëve të përfshirë në veprimtarinë edukative dhe arsimore. Gjithashtu presim zgjedhjen e suksesshëm të udhëheqësisë së re të SASHK-ut , dhe jam i bindur se bashkëpunimi jonë do të vazhdon edhe në të ardhmen” – tha Ademi.

scroll to top