Ministri Arbër Ademi nuk ndalet: Vrapçishti me sallë të re sportive!

arber-ademi1.jpg

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk ka paralajmëruar fillimin e punimeve për ndërtimin e sallës së re sportive në Komunën e Vrapçishtit, gjegjësisht në shkollën fillore “Sali Lisi” në Dobri Dol.

Ademi javën që kaloi gjithashtu njoftoi fillimin e punimeve të sallës sportive në Gostivar si dhe ka njoftuar hapjen solemne të sallës së re sportive në Shipkovicë ditën e nesërme me fillim prej ora 12.

Ja postimi i plotë i ministrit Ademi:

“Komuna e Vrapçishtit me sallë të re sportive!

Vazhdojmë angazhimin për ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë.

Pas rrumbullaksimit të të gjitha procedurave të parapara me ligj, tani më gjithçka është gati për të filluar me ndërtimin e sallës së re sportive në shkollën fillore “Sali Lisi” në Dobri Dol të Komunës së Vrapçishtit.

Na priftë e mbara!” –  ka shkruar ministri Arbër Ademi!

scroll to top