Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi u takua me homologun e tij bullgar, Krasimir Vallçev

IMG_0067.jpg

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka zhvilluar takim pune me ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Bullgarisë, Krasimir Vallçev, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori bullgar në vendin tonë, Angell Angellov.

Në këtë takim dy ministrat kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve në sferën e arsimit dhe shkencës, bashkëpunim ky që ka filluar me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet dy qeverive më 15 maj të vitit 2000, ku u theksua nevoja për inicimin e aktiviteteve shtesë me qëllim intensifikimin e të njëjtit në periudhën në vijim.

Bashkëbiseduesit kanë trajtuar dhe theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë nga të dyja vendet, me qëllim të lëvizjes së kuadrit mësimor-shkencor dhe shkëmbimit të studentëve.

Pas takimit, të dy ministrat kanë vendosur lule para përmendores së Shën Kirilit dhe Metodit në oborrin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

scroll to top