Ministri Popovski nesër në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Popovski, nesër do të qëndrojë në Athinë për takimin e tij të parë bilateral, lajmëron MIA.
Popovki do të takohet me homologun e tij Nikos Koxias me të cilin pritet të bisedojnë për tema të shumta, mes të cilave për krizën e migrantëve, krijimin e raporteve të mira, çështjen e emrit dhe për çështje të tjera.

Në intervistën e fundit të tij për të përditshmen “Katimerini”, ministri maqedonas lajmëroi se vizita e tij nuk është rutinë diplomatike, pasiqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur në më shumë se një dekadë.

“ Nuk kemi pasur vizita në cilësi oficiale bilaterale sikurse ju përket fqinjëve” tha ai mes të tjerash duke cekur se është duke shkuar për të dhënë mesazh të mirë.

scroll to top