Ministri thoshte se Maqedonia nuk ka para për bukë, tani thotë se jetohet si në Amerikë?

Rreth 65 milion euro shteti harxhon për paga të administratës si dhe mbushje të ngecjes në fondin për sigurin pensional dhe invalidor. Për rrogat e administratës Maqedonia këtë vit duhet të harxhojë 407 milion euro dhe 387 milion euro për mungesën tek fondi për sigurim pensional dhe invalidor.

Në tetor të këtij viti për rroga të administratës janë harxhuar 34 milion euro derisa për fondin 27 milion euro nga buxheti. Nga të ardhurat për sigurin pensional janë mbledhur rreth 517 milion euro por këto nuk janë të mjaftueshme për pagesa të pensioneve.

Qytetarët duhet të jenë të qenë se të gjitha pensionet do të bëhen në kohë nga buxheti qoftë ato pensioner, bujq, ndihmës social, mësimdhënës, polic, ushtar. Pyetjes nëse ka para për roga dhe pensione e ka hapur si cështje që kur zv ministri i financave nga LSDM Kire Naumov u mundua të vendos veto në borxhin e ri prej 100 milion euro. Pas intervenimit të tij, shteti kishte borxh 270 milion euro ndërsa planifikonte edhe 500 milion tjera.

Pas dhënies së borxhit, zv kryeministri dhe ministri i financave Stavrevski ka thënë se do të hynë borxh deri në 500 milion euro e nuk janë borxh 500 milion por 270 milion të siguruara për buxhet.

Vetoja nga LSDM duket se zbuloi se në cfarë gjendje është ekonomia e vendit që nga buxheti të mos mund të paguhen rrogat dhe pensionet. Megjithatë vetëm pesë ditë më vonë në një tjetër intervistë Stavrevski ka deklaruar se nëse nuk ka borxh të ri ka rezik që rrogat dhe pensionet mos paguhen në kohë.

scroll to top