Ministri Xhaferi takoi ambasadoren e OSBE-së.Nina Soumalainen

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi realizoi takimin e parë zyrtar me ambasadoren e OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Nina Suomalainen.

Siç thuhet në kumtesë, në këtë takim, ministri Xhaferi dhe ambasadorja Nina Suomalainen kanë diskutuar fillimisht për situatën politike të krijuar së fundmi në Republikën e Maqedonisë, gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua për ndryshimet e Ligjit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal, për Ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Ligji për Prokurorinë dhe Ligji për Shpifjet dhe Ofendimet.

Pjesë e kësaj bisede ishin edhe Ligjet të cilat janë rezultat I raporteve të Pribes, reformave urgjente prioritare dhe Komisionit të Venedikut.

Xhaferi falemenderoi Soumalainen për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në zgjidhjen e të gjitha problemeve në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë.

scroll to top