Ministri Zeqiri pret në takim biznesmen nga Anatolia e Turqisë

Sot Ministri për investime të huaja Arlind Zeqiri në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Esnafin e Çarshisë së Shkupit realizoi takim me delegacion të lartë biznesesh nga Turqia pjesë e Federatës së bizneseve nga Anatolia ku nga afër është prezentuar biznes oferta e Maqedonisë!

Në takim u prezantuan hapat që Maqedonia në vitet fundit ka bërë një ngritje mjaft impresive në listat botërore sa i përket krijimit të lehtësirave në ngritjn e bizneseve, gjegjësisht investimeve nga jashtë.

Në vazhdim Zeqiri prezantoi strategjinë që ndjek qeveria e vendit në tërheqjen e investitorëve të huaj. Shtyllat që mbajnë këtë strategji janë krijimi i klimës për investime, ngritja e gdp-së, synimi për bërjen e Maqedonisë destinacioni më i volitshëm për të hapur biznes në Evropë, intensifikimi dhe vazhdimi i reformave etj.

Po ashtu u referuan për lehtësirat që ofron vendi i tij për ngritjen e bizneseve duke përfshirë kohën e shkurtë që nevojitet për një gjë të tillë dhe mungesën e barrierave burokratike ose thjeshtësimin e procedurave doganore.

Janë prezantuar lista dhe grafikone që tregojnë ngritjen e Maqedonisë gjatë viteve të fundit drejt kreut të tyre. Në rangimin e Bankës Botërore për lehtësitë në bërje të biznesit ajo në vitin 2008 ka qenë në vendin e 94-t ndërsa në vitin e fundit është ngjitur në top 20 vendet e para.

Delegacioni i bizneseve nga Turqia te përfaqësuar nga Fatima Semiz kryetarja e Federtates se Bizeseve nga Anatolia ftoi Minstrin Zeqiri në vizitë zyrtare në Turqi për të prezantuar në biznis forume që kjo federatë biznesesh do të organizoj në të ardhmen.

13164488_10154069458315180_3070522740911572411_n 13240586_10154069458055180_6836536634064780910_n 13245326_10154069457615180_1311546757233025054_n

scroll to top