Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli konkurs për 18 banesa sociale në Resnjë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot shpalli thirrjen publike për ndarjen e 18 banesave për kategoritë e prekura sociale në rajonin e komunës së Resnjës.

Ministri Vllado Misajllovski theksoi se përparësi për të fituar banesë do të kenë fëmijët pa prindër dhe pa kujdestar, persona të moshës mbi 18 vjeç, që deri në moshën 18 vjeçare kanë qenë nën kujdesin e institucioneve sociale për përkujdesje ndaj fëmijëve pa prindër. Thirrja publike u shpall nga dita e sotme dhe do të zgjasë 30 ditë pune, gjegjësisht deri më 14 janar 2016.

Sipas ministrit Misajllovski, Qeveria deri tani ka ndërtuar 678 banesa sociale në 13 komuna, ndërsa në ndërtim e sipër janë edhe 40 banesa në Koçan, 10 banesa në Makedonski Brod.  Ai bëri të ditur se së shpejti pritet të fillojë edhe ndërtimi i 70 banesa në Gostivar.

scroll to top