Mirditë, Spitali pa gjinekolog prej 2 vitesh, Drejtori: Kemi kushtet, por s’ka specialistë

Në spitalin e Mirditës mungon mjeku obsetër-gjinekolog dhe për ta marrë këtë shërbim gratë dhe vajzat e kësaj zone duhet ti drejtohen Lezhës apo Tiranës.

Shqetësimi është ngritur nga vetë Drejtori i Spitalit, Pjetër Ndoj, sipas të cilit situata është e papranueshme, pasi pavioni i Gjinokologjisë i plotëson të gjithë kushtet për një shërbim të tillë.

Pjetër Ndoj:“Disa specialitete janë inegzistente. Nuk kemi mjek për të tilla shërbime, siç janë obsetrik -gjinekologjia që është një problem mjaft i madh për spitalin sepse pa një shërbim obsetrik-gjinekologjie nuk mund të kemi, kur ne kemi sallë operacioni, mjekë raminatorë”.

Kryeinfermierja e këtij pavioni, Mirela Uka, thotë se nuk mund ta zëvendësojnë dot punën e mjekut.

Mirela Uka:“Është shumë problem sepse ne mjekun nuk e zëvendësojmë dot. Lind problemi për një operacion, atëhetre duhet të jetë patjetër. Një komplikacion pas lindjes duhet të jetë patjetër i pranishëm mjeku”.

Mjeku obsetër-gjinekolog mungon prej gati dy vitesh në Spitalin e Mirditës, ndonëse i është bërë kërkese Ministrisë së linjës.

scroll to top