LajmeShqipëri

Misteri i vdekjes së shefit të Antidrogës së Ulqinit

Mbetet e mbuluar nga misteri vdekja e shefit të Antidrogës së Ulqinit Rudolf Elezoviç. Trupi i tij u gjet i pajetë 2 ditë më parë në afërsi të fshatit Shëngergj, pranë një lumi, pasi ishte shpallur i zhdukur nga familja që prej 27 Majit. Prokuroria urdhëroi kryerjen e autopsisë në Podgoricë, e cila arriti në përfundimin se 54-vjeçari është qëlluar nga afër me një plumb në kokë, 10 ditë më parë, duke i mëshuar pistës së vetëvrasjes.

Gjithsesi hetuesit nuk janë ende të bindur për këtë version. Shkak është mungesa e armës në vendin e ngjarjes dhe e elementëve të tjerë. Nuk përjashtohet ende pista e inskenimit të vetëvrasjes dhe Elezoviç të jetë ekzekutuar në një vend tjetër dhe trupi i tij të jetë zhvendosur më pas.

Mediat vendase shkruajnë se hetuesit janë duke verifikuar thëniet e një bashkëpunëtori të drejtësisë që e implikonte e Elezoviç në trafikimin e 2.5 tonëve kanabis nga Shqipëria më 10 Shkurt, operacion që çoi në pranga 24 persona. Rudolf Elezoviç mbajti për 6 vite detyrën e shefit të policisë së Ulqinit dhe më pas shërbente në policinë kufitare në departamentin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button