Mizrahi: Unë nuk jam Carovska, nuk ka tabelë tjetër në Ministri

rashella.jpeg

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi edhe sot mbajti përsëri konferencë për shtyp para tabelës me emrin e vjetër kushtetues, respektivisht Republika e Maqedonisë dhe theksoi se nuk ka asnjë tabelë tjetër në Ministri dhe që nuk ka parë asnjë notë verbale nga Greqia. Mirzahi tha se nuk ka frikë se do të të ndëshkohet për veprimin e saj.

“Unë nuk jam Milla Carovska. Unë jam Mizrahi. Këtu nuk kam gjetur asnjë tabelë me emrin Maqedonia e Veriut. Kjo është tabela e vetme e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të gjitha konferencat për shtyp do të mbahen këtu”, tha Mizrahi, duke shtuar se nuk mendon të vendos ndonjë tabelë tjetër me ndonjë emër tjetër dhe se nuk frikohet nga pasojat për mosrespektimin e urdhrave që dalin nga Marrëveshja e Prespës .

Ndryshe, dje kryeministri Oliver Spasovski tha se do ta ftojë në bisedë Ministren e Punës, Rashela Mizrahi lidhur me respektimin e emrit kushtetues të vendit. Kjo pasi Mizrahi disa herë paraqitej në konferencë shtypi para një tabele me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, pa mbiemrin “e Veriut”, për të cilin reagoi Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, duke kërkuar shkarkimin e saj./Alsat

scroll to top