Mjekët rekomandojnë: Gripi sezonal është i rrezikshëm, të sëmurët të izolohen

Numri i pacientëve të prekur nga gripi, rritet në vazhdimësi. Aktualisht ky numër ka kaluar shifrën prej rreth 1300 të sëmurësh.

Në fillim të këtij muaji, u shënuan edhe dy viktima , një 25 vjeçare nga Ohri dhe një 5 vjeçare nga Shkupi, që humbën betejën me jetën, për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga gripi.

Numri i thirrjeve në ndihmën e shpejtë nga të sëmurët me grip, është rritur ndjeshëm. Mjekët shtojnë apelet për kujdes sepse kulminacionin visuri pritet ta arrijë në javët në vijim.

“Këtu tek ne tani ka filluar dhe për 10 ose 15 dit do të arijmë kulminacionin. Pacientët të cilët janë të sëmurë nga gripi duhet të jenë të izoluar. Duhet të jenë në një hapësirë ku nuk kanë kontakte me njerëzit tjerë si dhe të mbajnë maska mbrojtëse si dhe të pijnë’ sa më shumë lëngje vitamina si dhe t’i respektojnë udhëzimet e marë nga mjeku amë” – u shpreh njëri prej mjekëve të intervistuar nga TVM2.

Por megjithëse mjekët apelojnë që të sëmurët nga gripi të izolohen, qytetarët jo gjthnjë të sëmurët rrinë në shtëpi. Dhe kjo shton kontaktet e tyre me pacientët e shëndoshë duke rritur mundësinë e përhapjes së griit.

“Nuk mund t’ju ikësh kontaktit me personat e sëmurë nga gripi. Kështu që, sa mundemi , vetë mbrohemi nga gripi”.
“Vakcinohemi çdo vit. Por gjithashtu shfrytëzojmë kohën kur është me diell për të dalë. Nuk mundë të izolohemi” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Aktualisht në Kroaci nga gripi jetën kanë humbur 60 persona , në Bosnjë 39, në Serbi 10 viktima , në Shqipëri 3. Këto shifra shtojnë alarmin për të pasur më shumë kujdes sepse gripi i sivjemë, është më i rrezikshëm se ai me të cilin jemi mësuar

scroll to top