Mjeku u tha pacientëve se kishin kancer, për të fituar para

doktoooor.jpg

Fatkeqësisht, sot pothuajse të gjithë e kanë humbur dikë për shkak të kancerit – dhe kjo sëmundje e tmerrshme prekë miliona njerëz nëpër botë.

Kanceri është një nga shkaktarët kryesor të vdekjeve në botë, me rreth 9.5 milionë vdekje vetëm në vitin 2018.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se më shumë se 60% e rasteve me kancer ndodhin në Azi, Afrikë dhe Amerikë Qendrore e Jugore. Këto rajone përbëjnë rreth 70% të vdekjeve nga kanceri në botë, transmeton Gazeta Express.

Kanceri tek pacientët zakonisht përkeqësohet për shkak të trajtimeve agresive të kancerit, si kemoterapia dhe rrezatimi. Sipas klinikes Cleveland në SHBA, “kemoterapia dhe rrezatimi shkatërrojnë qelizat e kancerit. Gjatë procesit, ato shkatërrojnë edhe qelizat normale. Tek disa pacientë, pas marrjes së rrezatimit dhe llojeve të ndryshme të kemoterapisë, janë shfaqur edhe tumore të tjera”.

Pavarësisht efekteve të këqija të këtyre metodave, besimi i shumë njerëzve dobësohet për shkak të gënjeshtrave dhe vendimeve të këqija të mjekëve. Ky është rasti i një mjeku në SHBA, Dr. Farid Fasta, një onkolog në Miçigan i cili operoi në shumë klinika.

Disa vite më parë, ai u akuzua dhe u arrestua për dhënie të ilaçeve për trajtimin e kancerit tek pacientët të cilët nuk kishin nevojë për to – madje, disa nuk kishin kancer fare, transmeton Gazeta Express.

Sipas prokurores në SHBA, Barbara McQuade, “Dr. Fata nuk u brengos për pacientët; Ai i mbitrajtoi, nëntrajtoi dhe i gënjeu pacientët se kishin kancer, kështu që të shtonte fitimet e veta”.

Edhe pse kemoterapia është helmuese dhe e keqe edhe për indet kanceroze dhe të shëndetshme, Fata u dha helm këtyre njerëzve jo për t’i mbajtur gjallë, por për të bërë para”.

Pacientët e tij e paditën atë dhe morën dëmshpërblim me para, sapo u gjet se mjeku ishte fajtor.

scroll to top