Mlladiq përjashtohet me zor nga salla!?

mladic.jpg

Gjatë leximit të vendimit të Trupit Gjykues, krimineli serb i akuzuar për vrasjen e më shumë se 7 mijë boshnjakëve, Ratko Mlladiq është përjashtuar me zor nga salla. Kjo për shkak se ai aty u ka bërtitur gjykatësve në një situatë shumë të tensionuar.

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, është duke e shpallur aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

scroll to top