Modelja ka një hall të madh: “Jam shumë e bukur për të gjetur burrë”

femra.jpg

Një modele ka deklaruar në një emision mëngjesi se ajo vazhdon të jetë beqare sepse është shumë e bukur.

Jenna Thompson, nënë e dy fëmijëve, i bëri deklaratat në programin ‘This Morning’. Thompson është ndarë me partnerin e saj dy vite më parë dhe shpjegon se takimet me burra të tjerë kanë qenë pak a shumë një “katastrofë”.

Ajo shpjegoi duke folur me moderatorët e emisionit:

“Mendoj se djemtë e mirë intimidohen nga unë. Zakonisht tërheq meshkujt që e kanë mendjen vetëm tek një gjë. Njerëz që mendojnë se do shkojnë me mua përkohësisht. Asnjë nuk më sheh për ndonjë lidhje serioze.”

Por, si duket deklaratat e saj nuk janë pritur mirë nga teleshikuesit të cilët u janë drejtuar rrjeteve sociale për t’i thënë modeles që është shumë e fiksuar me veten.

scroll to top